Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kësaj vizite ajo ka shkuar në kompaninë e helikopterëve Bell, ku ka bërë edhe mësimin e parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vjetësh si pjesë e ushtrisë amerikane.
“Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.