Në një kontroll rutinor të pjesëmarrësve në komunikacion, policët kanë hasur në një rast të rrallë: shoferi që kanë ndaluar ata jo vetëm që nuk kishte patentshoferi me vete por ai nuk e kishte fare një të tillë.
Fjala është për një shtetas serb 47 vjeç nga Schaffhausen-i, i cili siç ka konstatuar policia, voziste pa patentë prej 29 vitesh dhe kurrë ndonjëherë nuk kishte rënë në sy.
Por, edhe kjo aventurë, sado e gjatë, mori fund. Ndaj shoferit “pa letra” policia ka ngritur kallëzim penal.