Burime nga Policia e Shkodrës konfirmojnë dhe gjetjen e trupit të Alma Arrazit dhe të djalit 3-vjeçar, të mbytur së bashku me të ëmën dhe dy motrat e tjera në lumin Bunë, transmeton albinfo.ch.
Mësohet se trupi i 3-vjeçarit dhe nënës së tij u gjeten sot në mesditë nga forcat RENEA.
Pas kërkimeve intensive, të cilat vijonin prej tre ditësh, trupat e pajetë u gjetën në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë, të njësisë Ana e Malit.