Një grua kosovare, ka dalë me makinën e saj nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Kjo shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike që zgjati disa orë.
Ajo ka qenë e ulur pas timonit të makinës së saj kur ka dalë nga rruga jashtë Bubikon ZH për shkak të lagështirës së rrugës, transmeton albinfo.ch. Mini-Cooper-i i saj përfundoi në livadhin ngjitur dhe përfundimisht u përplas në një shtyllë elektrike. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur lehtë shoferja e cila nuk i kishte pasur syzet të cilat zakonisht i mbante.
Pasoja më e rëndë që ndodhi ishte se incidenti shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike që zgjati disa orë.
Siç raporton tani “NZZ”, 36-vjeçarja është dënuar me këtë rast për dy vepra penale.
Nga njëra anë, kosovarja nga pakujdesia nuk i ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa nga ana tjetër nuk u është përmbajtur kërkesave të patentë shoferit, përcjell albinfo.ch. Sipas tyre ajo duhet të përdorë syze gjatë vozitjes.
Për këtë arsye ajo u dënua të paguante gjithsej 900 franga, 500 prej të cilave korrespondonin me gjobën dhe 400 me tarifat procedurale. Kosovarja nuk kishte precedentë penalë.