Kancelari austriak, Karl Nehammer i Partisë Popullore Austriake (ÖVP) po lobon për kontroll më të rreptë mbi bashkimin e familjes.
Gjatë fundjavës, Nehammer bëri thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së për të verifikuar lidhjet familjare, transmeton albinfo.at.
Nehammer tha gjithashtu se testimi i ADN-së duhet të përdoret sa herë që ka dyshime në lidhje me vërtetësinë e lidhjeve familjare, sipas ZIB1.
Më tej ai tha se Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme janë ngarkuar të përgatisin një strategji për të adresuar këtë çështje.
Kancelari theksoi gjithashtu domosdoshmërinë për legjislacion më të rreptë në nivel të Bashkimit Evropian (BE).