Rusia e ka vendosur në listën e të kërkuarve dhe ka hapur çështje penale kundër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Për lajmin ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar bazën e të dhënave të Ministrisë së Brendshme, teksa nuk janë dhënë detaje të tjera, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, që nga fillimi i luftimeve në shkurt të vitit 2022, Rusia ka lëshuar urdhërarreste për disa politikanë ukrainas.