Skip to content

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë goditi Kroacinë

Raportohet se një tërmet i fortë herët në mëngjesin e sotëm, në orën 05:38 është regjistruar në zonën e Kroacisë përgjatë kufirit në veri të Bosnjë e Hercegovinës. #Earthquake (#zemljotres) possibly felt 19 sec ago in #Bosnia&Herzegovina. Felt it? Tell us via:📱https://t.co/IbUfG7TFOL🌐https://t.co/AXvOM7I4Th🖥https://t.co/wPtMW5ND1t⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/ha1dJ3at6J — EMSC […]

Raportohet se një tërmet i fortë herët në mëngjesin e sotëm, në orën 05:38 është regjistruar në zonën e Kroacisë përgjatë kufirit në veri të Bosnjë e Hercegovinës.

Magnituda e tërmetit ishte 4.3 shkallë të Rihterit.

“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në nivelet V-VI të shkallës EMS”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat kroate raportojnë se tërmeti është ndier edhe në Zagreb, i cili ndodhet pothuajse 100 kilometra nga epiqendra.

Qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të tërmetit në komentet e tyre në EMSC shkruajnë: “Shkundje mjaft e fortë”, “Na tronditi mirë”, “Fatmirësisht, nuk zgjati shumë”, “Goditi fort”, “Shtëpia u dridh shumë fort”.