Mësohet se vitamina D ndikon dukshëm në rritjen e rezistencës ndaj sëmundjeve tumorale, pasi forcon përgjigjen e sistemit imunitar.
Një punë kërkimore, “fryt” i një bashkëpunimi të ekipeve amerikane dhe daneze, ka testuar mbi kaviet në laborator një regjim ushqimor të pasur me vitaminë D. Kaviet reagonin më mirë ndaj trajtimeve dhe e kishin rezistencën imunitare dukshëm më efikase. Gjatë fazën së eksperimenteve, autorët e studimit vëzhguan që vitamina D vepron pozitivisht edhe në zorrë, duke favorizuar një bakter të mirë.
Më herët, nëpërmjet studimeve të mëparshme, ishte dalluar një lidhje e nivelit të ulët të vitaminës D në një organizëm dhe riskut për t’u prekur nga sëmundjet tumorale, por tashmë lidhja shkak- efekt është konfirmuese.
Tashmë studime të tjera do të kryhen për të pasur rikonfimime shkencore në efektet e vitaminës D për parandalimin dhe kurimin e këtyre sëmundjeve.