Paragllajdisti Fanol Shala ka arritur rezultat mbresëlënës në Kupën e Botës (seria e dytë), disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë.
Shala u rendit i dyti nga 82 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror.
“Fanoli pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Vendin e parë e zuri kampioni botëror, kinezi Yang Chen.
Paraqitje të mirë patën edhe garuesit e tjerë të kombëtares: Veton Sylaj, Migjen Shala, Gezim Statovci dhe Avni Kuçi.