Raportohet se një grua, shtetase kosovare, ka vdekur pas keqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“ANP-së, Adem Jashari , 29.04.2024-22:25. Është raportuar se viktima femër kosovare, derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor, është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Albinfo.ch