Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do t’i luajë në Hungari dy miqësoret e fundit para “Euro 2024”, transmeton albinfo.ch.
Kuqezinjtë më 3 qershor luajnë ndaj Lihtenshtajnit, ndërsa më 7 qershor ndaj Azerbajxhanit.
“FSHF-ja ka gjetur akordin me federatat përkatëse që ndeshjet ndaj Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit të zhvillohen në Hungari, në ‘Haladas Sportkomplexum’”, thuhet në njoftim.
Ndeshja e 3 qershorit me Lihtenshtajnin zhvillohet prej orës 20:00, ndërsa ajo me Azerbajxhanin prej orës 19:00.
Ndryshe, më 15 qershor, Shqipëria do të përballet në Dortmund me Italinë, në ndeshjen e parë në Euro 2024.