Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se sipas raportit nga një ekip monitorues i të drejtave të njeriut në vend, numri i civilëve të vrarë ose të plagosur në Ukrainë në mars ishte 604.
Sipas njoftimit, kjo shifër është 20 për qind më e lartë se ajo e shkurtit, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se 57 fëmijë u raportuan të vrarë në muajin mars, “dyfishi i muajit të kaluar”.
“Vdekjet e tyre i atribuohen drejtpërdrejt përdorimit rus të municioneve ajrore”, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan Skynews.
Ndryshe, raporti i OKB-së thekson një rritje të sulmeve të koordinuara në infrastrukturën kritike të Ukrainës me 20 vende “të shkatërruara ose të dëmtuara”.