Skip to content

Swisscom gjobitet me 18 milionë CHF

Swisscom është gjobitur me 18 milionë CHF për shkelje të ligjit të kartelit dhe konkurrencës së pandershme. Gjoba është vendosur nga Komisioni i Konkurrencës, transmeton albinfo.ch. Komisioni pretendon se Swisscom po ndërtonte rrjetin e saj me fibra optikë në atë mënyrë që do të ishte e pamundur për konkurrentët të lidheshin me të. Swisscom pretendon […]

Swisscom është gjobitur me 18 milionë CHF për shkelje të ligjit të kartelit dhe konkurrencës së pandershme.

Gjoba është vendosur nga Komisioni i Konkurrencës, transmeton albinfo.ch.

Komisioni pretendon se Swisscom po ndërtonte rrjetin e saj me fibra optikë në atë mënyrë që do të ishte e pamundur për konkurrentët të lidheshin me të.

Swisscom pretendon se ishte mënyra më e mirë për të hapur shpejt një rrjet fibër.

Por komisioni thotë se kursimi i kohës dhe parave nuk ishte i mjaftueshëm për të justifikuar praktikat e padrejta dhe gjithashtu thekson se konkurrentët e gjigantit të telekomunikacionit e kanë dëshmuar veten se janë më inovativë dhe konkurrues në çmim se Swisscom.

Swisscom po e quan gjobën “të pakuptueshme” dhe thotë se mënyra se si po ndërtonte rrjetin ishte e njëjtë në shumë vende të tjera evropiane. Ai rezervon të drejtën për të apeluar.