Kandidatja për presidente e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, aktualisht po prin në procesin e numërimit të votave. Nga rezultatet e para, të cilat po vazhdojnë të përditësohen, ajo ka 37.07 % të votave të numëruara e pasuar nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski, me 18.29%, transmeton albinfo.ch.
Nga kandidatët shqiptarë Bujar Osmani i Frontit Evropian deri më tani ka 16.33%, derisa Arben Taravari nga VLEN 12.07%.
