Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizituan dje Panairin e Hannover Messe 2024, në Gjermani, ku së pari u mirëpritën nga Dr. Jochen Köckler, Kryetar i Bordit Drejtues të Deutsche Messe AG me qendër në Hannover, transmeton albinfo.ch.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Rozeta Hajdari, së bashku me kolegët dhe në shoqërim nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, vizituan pavijonin e Republikës së Kosovës me dhjetë biznese vendore pjesëmarrëse për herë të parë në këtë panair, respektivisht pesë nga teknologjia informative dhe pesë nga sektori metal përpunues.

Pjesëmarrja e këtyre bizneseve u mundësua nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ( KIESA) në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në vazhdim, u vizituan edhe kompanitë me renome botërore, si Schneider Electric, Microsoft, Siemens, Bosch Rexrot.
