Sukses i madh për gjyqtarin shqiptar Bekim Zogaj. Pasi ka gjykuar në shumë gara ndërkombëtare, tani ai është caktuar për Kampionatin Evropian, që gjatë verës zhvillohet në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj në rrjetet sociale.
“Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani?⚽️”, ka shkruar Zogaj në rrjetet sociale.
Kështu në Euro 2024, përveç Shqipërisë dhe Zvicrës, do të kemi edhe një shqiptar, e ai është Bekim Zogaj.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=10228887977856516&set=a.4120459342105