Në disa zona të Shqipërisë reshjet e borës po vazhdojnë me intensitet të lartë, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e rrugëve.
Aktualisht trashësia e dëborës ka arritura nga 10 deri në 20 centimetra në zonat e thella të njësive administrative Martanesh, Zerqan, Ostren, Trebisht, raporton TCH, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa në qytet trashësia e borës ka arritur deri në 5 centrimetra. Policia bën thirrje drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët drejt Zonës D, Martanesh, si dhe Tërnovë të përdorin zinxhirë, pasi trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra. Sa u përket rrugëve nacionale nuk ka probleme.
Aktualisht sipas specialistëve të bujqësisë, nuk raportohen dëme në pemë dhe tek të mbjellat./Albinfo.ch