Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se është aksionar në tri kompani.
I pari i Prishtinës ka deklaruar se është pronar i tri banesave, një rezidence dhe një objekti afarist, transmeton albinfo.ch.
Ai po ashtu ka thënë se posedon një veturë Tesla si dhe koleksion pikturash prej 4 milionë euro, të trashëguara.
Rama po ashtu zotëron aksione në disa shoqëri aksionare.
Kryetari i Prishtinës i ka raportuar kursimet. Ai po ashtu ka deklaruar detyrime milionëshe në bankë.
https://apk-rks.net/wp-content/uploads/2024/04/Perparim-Rama.pdf