Skip to content

Akil Gjakovës, gjykata ia ndalon t’i afrohet gruas në distancë prej 50 metrash

Këtë të premte, Gjykata Themelore në Pejë ka marrë një vendim për xhudistin Akil Gjakova, i dyshuar për dhunë në familje. Atij i është ndaluar t’i afrohet gruas në distancë prej 50 metrash. Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’i caktuar masën e paraburgimit Akil Gjakovës. Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, Gjykata […]

Këtë të premte, Gjykata Themelore në Pejë ka marrë një vendim për xhudistin Akil Gjakova, i dyshuar për dhunë në familje.

Atij i është ndaluar t’i afrohet gruas në distancë prej 50 metrash.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’i caktuar masën e paraburgimit Akil Gjakovës.

Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, Gjykata ka thënë se do t’ia caktojë masën e paraburgimit xhudistit, i cili dyshohet për “dhunë në familje”:

“Pasi pala e dëmtuar të njoftohet me aktvendim edhe ajo duhet të respektoj vendimin e gjykatës dhe nëse qëllimisht cenon kufizimet që i ka i pandehuri, gjykata mund t’a dënojë personin e mbrojtur me gjobë. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në vendimin e Gjykatës./Koha.net