Kostoja e abonimeve në shërbimin e transmetimit është rritur përsëri – rritja e pestë e çmimit në 10 vjet, përcjell albinfo.ch.
Që nga 12 prilli, abonentët e shërbimit bazë paguajnë 12,90 franga në muaj, 1 frang më shumë se më parë.
Paketa “standarde” u rrit me 2 franga, për të arritur në 20.90 franga në muaj.
Abonentët Premium po e ndjejnë më së shumti ngritjen: një rritje prej 3 frangash, duke e çuar totalin mujor në 27,90 franga në muaj.