Skip to content

Shtetasja zvicerane arrestohet në Viti për shkak të kërcënimeve

Dyshohet se kanosi një burrë përmes rrjeteve sociale

Raportohet se policia ka arrestuar një shtetase zvicerane në Viti, pasi e njëjta ka kanosur një person, përcjell albinfo.ch.

E dyshuara i ka dërguar mesazhe kërcënuese një kosovari.

“Është arrestuar e dyshuara femër, me shtetësi zvicerane, pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë, me peshë 3.05 gramë”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia shton tutje se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.