Për shkak të rritjes së fundit të vlerës së valutës zvicerane, kompania Nestle vendosi të ulë çmimet e më shumë se 600 produkteve që janë të importuara nga eurozona.
Nestle dëshiron të mbështesë kështu fuqinë blerëse të konsumatorëve zviceranë që të mos ikin jashtë kufirit për shoping.
Ç mimet e produkteve tona, të konvertuara në euro u rritën më shumë se 15 për qind në vetëm një ditë”, thotë drejtori i përgjithshëm i Nestle, Eugenio Simioni.
Ai shtoi se prioritetetet e kompanisë janë tani për të reduktuar kostot e prodhimit.
Nestle në Zvicër ka të punësuar 3400 njerëz në sektorin e prodhimit, logjistikës, shitjes dhe administratës.