Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë. Kështu deklaroi presidentja Vjosa Osmani në reagimin e saj menjëherë pas votimit në Asamblenë e KiE-së.
“Falenderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike!Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, shkruan Osmani.