“Rana e Hedhun” është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe kryesisht të huaj vitet e fundit në Shëngjin.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga “Rana e Hedhun” sot, ku duken edhe çadrat me pushues edhe pse ende nuk është çelur zyrtarisht sezoni veror.
“Rana e Hedhun” është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve pasi duket sikur rëra ka nisur udhëtimin e saj drejt malit.
Ndodhet 2.5 km nga qyteti i Shëngjinit në bashkinë e Lezhës dhe vlerësohet si një gjeomonument i rrallë.
Monumenti i Natyrës, Rana e Hedhun, vendi ku dunat e rërës shkrihen së bashku me detin. Një destinacion unik, me gjatësi 600 m dhe gjerësi 100 m, pozicionuar rrëzë malit të Rencit. Rana e Hedhun njihet edhe për vlerat e saj shkencore gjeomorfologjike, didaktike dhe turistike.
Ky plazh të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik. Aty takohet rëra gri me detin e kaltër, ndërsa nuk mungojnë edhe shkëmbinjtë që zbresin nga mali dhe derdhen në det