Ndërsa Zvicra nuk ka universitetet më të vlerësuara (SHBA dhe MB), për sa i përket renditjes sipas lëndëve, ajo është në vendin e pare, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, Instituti Politeknik Federal (ETH) në Cyrih është lider në tre lëndë: shkencat e tokës dhe detit, gjeofizikën dhe gjeologjinë.
Kjo është ajo që del nga një renditje e konsulentit universitar britanik Quacquarelli Symonds (QS) të publikuar të mërkurën.
Sa i përket Ecole Hôtelière në Lozanë, ai është më i miri ndër programet e mikpritjes.