Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ministri i Jashtëm i Maltës, Ian Borg në viziten zyrtare në Kosovë, ka takuar Donika Gërvallen, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcjell albinfo.ch.
Borg u prit nga shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla me të cilën ka filluar takimin i cili ishte i mbyllur për media.
Gjatë ditës, kryesuesi i OSBE-së do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti.