Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me deputetin e parë shqiptar në Suedi, Adnan Dibranin dhe me aktivistin politik atje, Arbër Gashin.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kurti ka shkruar se Dibrani është edhe kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, ndërsa ka thënë se “pjesëmarrja politike e diasporës është e lavdërueshme dhe për t’u inkurajuar”, transmeton albinfo.ch.
“Sot u takova me shqiptarin e parë që është bërë deputet në Suedi, Adnan Dibranin, i cili është edhe kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, si dhe Arbër Gashin, aktualisht në pushtetin lokal në Suedi. Pjesëmarrja politike e diasporës sonë është e lavdërueshme dhe për t’u inkurajuar”, ka shkruar ai.
Today, I met with the first Albanian to have become a Swedish MP, Adnan Dibrani, who is also a candidate for the EU Parliament elections, as well as Arbër Gashi, currently serving in local government in 🇸🇪. The political participation of our diaspora is commendable & encouraged! pic.twitter.com/idrw7B6WSN
— Albin Kurti (@albinkurti) April 8, 2024