Një apartament në Zurzach në kantonin Argau është shpallur i pabanueshëm pasi një bateri skuteri elektrik ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Pak para orës 4 të mëngjesit të së dielës, banorët dëgjuan një shpërthim në banesën e tyre dhe zbuluan zjarrin në dhomën e ndenjes, ku bateria e skuterit ishte lënë të karikohej gjatë natës.
Ata kanë evakuuar banesën dhe kanë njoftuar banorët e tjerë në pallat.
Pas 20 minutash kanë mbërritur shërbimet emergjente dhe kanë shuar zjarrin, transmeton albinfo.ch.
Askush nuk u lëndua.