Të shtunën në Luçka Rekë të Zubin Potokut është djegur një shtëpi.
Policia ka njoftuar të dielën se rastin e ka raportuar pronari i shtëpisë së djegur.
“Është përfshirë nga zjarri shtëpia, pronë e ankuesit, mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit, shtëpia është djegur në tërësi”, njofton Policia.
Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, megjithatë shkaqet ende nuk dihen.
Rasti është nën hetime.