Në Prishtinë është gjetur i vdekur një shtetas i huaj mesditën e së shtunës.
Policia ka njoftuar të dielën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërkohë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.