Presidenti francez, Emmanuel Macron, do ta presë në takim mbrëmjen e së hënës presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në pallatin Elysee.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Republikës Franceze, në takim do të diskutohet për integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Macron do të riafirmojë, me këtë rast, lidhjen dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Të dy presidentët do të diskutojnë gjithashtu forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes, energjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, pas takimit Macron dhe Vuçiq do t’iu adresohen mediave rreth orës 20:00.