Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit nga presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton albinfo.ch.
“Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasdaori Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftim.