Politikanët e krahut të djathtë në Gjenevë duan të përjashtojnë punët verore për të rinjtë nga rregulloret e pagave minimale.
Ata pretendojnë se norma aktuale prej 24,32 CHF është shumë e lartë për shumë punëdhënës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Një projekt-ligj është paraqitur në Këshillin e Madh dhe është mbështetur nga Partia Popullore Zvicerane dhe Liberalët.
Por, sindikatat janë të zemëruar, ato thonë se është e papranueshme të ulen pagat vetëm sepse është verë.
E mbështetësit thonë se për të rinjtë ideja e një pune verore është thjesht të fitojnë disa para xhepi shtesë, duke fituar një përvojë pune.