Dy persona kanë mbetur të plagosur sot, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të Haraçinës, në Maqedoni të Veriut.
Sipas raportimeve nga terreni, të plagosur kanë mbetur nëpunësi i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës, shkruan alsat.mk.
Ndërkaq, i dyshuari për sulmin raportohet të jetë person i njohur për policinë, i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera, transmeton albinfo.ch.