Bayern është dorëzuar për luftën për titullin kampion. Diçka të tillë e ka pranuar vetë trajneri i bavarezëve, Tomas Tuchel, pas humbjes 0-2 ndaj Dortmund, disfatë që e dërgon diferencën në -13 ndaj Leverkusen.
“A ka mbaruar lufta për titull? Po patjetër. Urime Bayer Leverkusen për fitimin e titullit”, ishin fjalët e gjermanit Tuchel.
Pas shumë vitesh dominimi, thyhet kështu hegjemonia e Bayern Munchen në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Bayern është kampion në 11 edicionet e fundit, diçka jo e zakonshme në top 5 ligat evropiane.
Pas 27 javësh, Leverkusen është në vendin e parë me 73 pikë, 13 më shumë se Bayern, derisa deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe shtatë xhiro.
Granit Xhaka i transferuar në Leverkusen nga Arsenali është njëri nga lojtarët më të dalluar të “Aspirinave” në këtë sukses historik të klubit gjerman.