Boksieri shqiptar, Florian Marku e ka pësuar humbjen e parë në përballjen me Chris Kong për titullin IBO Interkontinental, në kategorinë uelter.
Marku ka dominuar në dy raundet e para teksa konsiderohet se më pas nuk ka dhënë shumë goditje precize.
Vlerësimi i tre gjyqtarëve ishte 96:94, 96:93 dhe 98:92 në të mirë të Kongos, i cili fitoi me vendim unanim të tyre, transmeton albinfo.ch. Markut i është marrë një pikë për goditje të parregullt, pasi ka goditur kundërshtarin pas koke.
Ndryshe, Florian Marku deri më tani kishte 13 fitore e një barazim.