Fanellat e reja të kombëtares së Zvicrës janë prezantuar dy muaj e gjysmë para fillimit të Kampionatit Evropian, transmeton albinfo.ch.
E frymëzuar nga kostumi tradicional zviceran, fanella kombinon trashëgiminë kulturore të vendit me elegancën e saj alpine”, me firmën Puma, shkruan Srf në një artikull.
Fanella e bardhë si mysafir është “frymëzuar nga Jungfraujoch dhe stacioni më i lartë i trenit në Evropë. Dizajni përfaqëson shkrirjen e bukurisë unike të vendit dhe përsosmërisë teknike”.
Bluzat e prodhuesit Puma tashmë janë në dispozicion nëpër dyqane.