52-vjeçari N. Morina nga Kosova ka gjetur vdekjen pasditen e së mërkurës, gjatë kohës sa ishte duke punuar në shtëpinë e të moshuarve “Orzivecchi” në Brescia.
Mediat italiane raportojnë se Morina ishte duke punuar me një vinç të vogël, kur ngarkesa që kishte në të, ra sipër tij dhe 52-vjeçari vdiq në vend.
Ai u vu re rastësisht nga një koleg i tij i punës, i cili kishte parë se ngarkesa ishte shembur për toke, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar.
- Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonë. Ai jetonte në Rudiano, me gruan dhe 4 fëmijët e tij.