Kombëtarja e Zvicrës fitoi ndeshjen e dytë testuese të vitit në Irlandë me rezultat 1-0, përcjell albinfo.ch.
Golashënuesi i vetëm në ndeshjen në stadiumin Aviva para 35.742 shikuesve ishte Xherdan Shaqiri, me një goditje dënimi në pjesën e parë.
“Statistikat nuk gënjejnë kurrë”, u përgjigj Xherdan Shaqiri në Kopenhagë, kur u pyet për rolin e tij si rezervist kundër Danimarkës. Tri ditë më vonë duhet të thuash: ka të drejtë. Të paktën për sa i përket miqësores në Dublin, ku diferenca mes Irlandës dhe Zvicrës ishte një gol, shkruan srf.
Shaqiri sipas mediave zvicerane ishte në super formë dhe se përfshirja e tij në formacionin e parë është e qëlluar.
Për më shumë: