Ka vdekur gruaja e cila u plagos në mbrëmjen e së martës në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Ka vdekur një 48-vjeçare Z.G. që u plagos si kalimtare e rastit të martën në mbrëmje në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensives në QKUK.
“Fatkeqësisht s’ka mundur t’i mbijetoj plagëve ka ndërruar jetë në 10:45 ne Mjekimin Intensiv Qendror”, u shpreh Uka.
Përndryshe, gjatë mbrëmjes të së martës, një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.