Kombëtarja e Kosovës ka krijuar disa raste në pjesën e parë të ndeshjes miqësore ndaj Hungarisë, e cila po zhvillohet në Budapest.
Edhe pse ishte paraparë një dominim i hungarezëve, ishin “Dardanët” që zhvilluan disa aksione fantastike dhe rrezikuan dy herë përmes Edon Zhegrovës, që ishte afër të shënonte një supergol nga distanca.
Pjesa e parë përfundoi 0:0, derisa tashmë ka nisur pjesa e dytë.