Nesër në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Takimi në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë në dialog, Petar Petkoviq, pritet të takohen të hënën pas takimeve të 19 marsit.
Ndër temat kryesore të takimit, pritet të jetë Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt dhe ndalon përdorimin e dinarit si valutë në Kosovë.