Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë të martën, më 26 mars, ndeshjen miqësore me Hungarinë në stadiumin “Ferenc Puskas Arena” me fillim nga ora 19:00.
Kapaciteti i stadiumit që mban emrin e legjendes hungareze të futbollit është 67 mijë e 215 ulëse, transmeton Albinfo.ch.
Mediat hungareze raportojnë se biletat për këtë ndeshje pothuajse janë shitur.
Për “Dardanët” kjo do të jetë ndeshja e dytë miqësore gjatë muajit mars. Të premten, skuadra e drejtuar nga Franco Foda, fitoi ndaj Armenisë, me rezultat 1:0./Albinfo.ch/