Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2025 në futboll të grupmoshave U21, kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar pa gola me Finlandën.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Air Albania” të premten në mbrëmje, dhe për kuqezinjtë ishte barazimi i parë në këto gara.
Grupmosha U21 ka edhe tri fitore e dy humbje, ndërsa renditet në pozitën e tretë me 10 pikë në gjashtë ndeshje të luajtura. Finlanda U21 zë vendin e katërt me shtatë pikë.