Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur teksa një milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në gjithë Ukrainën, pasi raketat ruse shënjestruan infrastrukturën energjetike.
Sulmi i mëngjesit të sotëm është konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës mbi dy vjet më parë, transmeton albinfo.ch.
Kreu i rajonit ka njoftuar se nuk ka energji elektrike në qytetin e dytë më të madh, Kharkiv, thotë kreu i rajonit, dhe më shumë se 53 mijë familje në Odesa janë pa energji elektrike.
Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko, akuzoi Rusinë se po përpiqet të provokojë “një dështim në shkallë të gjerë të sistemit energjetik të vendit”, shkruan BBC.
Nga ana e Rusisë është thënë se sulmi ishte hakmarrje për sulmet e fundit të Ukrainës në territorin rus.