Nesër, më 27 janar shënohet 70 vjetori i çlirimit të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau. Kjo datë shënon edhe fillimin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Me rastin e këtij përvjetori do të mbahet një manifestim i madh ku do të marrin pjesë burrështetas të shumte nga e gjithë bota.
Siç bën të ditur departamenti federal i drejtësisë dhe i policisë, Zvicrën në këtë manifestim që mbahet në Poloni, do ta përfaqësojë presidentja e federatës, Simonetta Sommaruga.
Presidentja zvicerane do të jetë atje krahas 40 shefave të shteteve dhe kryeministrave nga e gjithë bota.
Programi nuk parasheh deklarime politike por vetëm fjalime të personave të mbijetuar nga holokausti si dhe ceremoni lutjesh të klerikëve hebrenj dhe të krishterë.