Një sërë emrash të rrugëve në Gjenevë kanë filluar të ndryshojnë nga dje.
Ideja është që të njihet më mirë roli i grave dhe kontributi i tyre në Gjenevë.
Në shumë raste, ndryshimet e emrave do të zbatohen për pjesët e rrugëve ekzistuese.
Gjatë javëve të ardhshme do të vendosen tabelat e reja të emrave, por ato do të përfshijnë edhe emrin e vjetër për të shmangur konfuzionin.
Pra, shenjat do të listojnë emrin e mëparshëm, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Hartat zyrtare – duke përfshirë Google Maps, do të shfaqin emrat e rinj nga 20 maji.