Trenat mund të mos kenë asnjë përcjellës në të ardhmen nëse eksperimenti që po zhvillohet aktualisht rezulton i suksesshëm, përcjell albinfo.ch.
Hekurudhat kombëtare zvicerane, SBB, po testojnë një sistem, ku lokomotivat pa shofer vihen në lëvizje nga një pajisje kontrolli në distancë – prova e parë e tillë e kryer (pa qëllim të fjalës) në një nivel evropian.
Megjithatë, mos prisni të hipni ende në një tren të tillë: “Përshtatjet teknike dhe ligjore janë ende të nevojshme përpara se të përgjithësoni përdorimin e kësaj pajisjeje”. tha SBB.