Dy aksidente të rënda kanë ndodhur në A2 pranë Sempach dhe Neuenkirch LU, të cilat shkaktuan kaos në trafik. Shërbimet e urgjencës u vendosën në një shkallë të gjerë, duke rezultuar në ndërprerje të konsiderueshme të trafikut, përcjell albinfo.ch.
Në aksidentin e parë ka mbetur i plagosur një shofer. Në aksidentin e dytë kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre tre fëmijë. Të gjithë personat u dërguan në spital nga shërbimet e urgjencës.
Bëhet fjalë për dy të rritur të moshës 37 dhe 49 vjeç dhe tre fëmijë të moshës 6, 7 dhe 9 vjeç. Fëmija gjashtëvjeçar është plagosur rëndë, shkruan policia e Lucernit në një deklaratë. /Albinfo.ch