Një shtetase austriake ka raportuar se i është vjedhur vetura në rrugën “Ymer Alushani” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Policia në raportin 24-orësh njofton se rasti është paraqitur më 14 mars të këtij viti.
“Ankuesja femër, shtetase austriake, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.